Nga 1 tetori studentët që vijojnë studimet e larta universitare nuk do të paguajnë asnjë cent.
Ky është vendimi më i ri i Qeverisë së Kosovës, i cili studentëve në bachelor ua kursen 50 euro në vit, ndërsa atyre në master 300.
Veç studentëve fillestarë e post-universitarë, lehtësime do të kenë edhe ata që synojnë doktoraturën.
Kështu po besohet se do ta kenë më të lehtë edhe universitetet kur vjen puna për lirim nga pagesa të disa kategorive.
Derisa sipas ministres së arsimit, Arbërie Nagavci, qeveria do të përkujdeset që hendeku financiar për shtatë universitetet që vlerësohet të jetë 1.7 milionë euro të plotësohet nga buxheti i Kosovës.