Foto ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Merdare të Podujevës, pasi i njëjti dyshohet se është shkaktar i një zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe djerrinë, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që rasti, siç ka thënë PK, po vazhdon të hetohet.

“Fsh. Merdare, Podujevë, 16.09.2021-13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, si shkaktar i një zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe me djerrinë dhe shkurre. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info