Lokale - eSIMy

Është përuruar klasa parafillore në Shkollën Fillore “Hyzriu e Samiu” në fshatin Letanc të Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ndërkohë që ky i fundit ka thënë se ky investim është kryer në pesë shkolla të kësaj komune.

Kemi përuruar klasën e re të parafillorëve në shkollën fillore “Hyzriu e Samiu” në fshatin Letanc, me një ambient modern e shumë funksional për mësimnxënie. Ky projekt është memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Podujevës dhe Caritasit Zviceran. Përveç inventarizimit të klasëve parafillore, Caritasi Zviceran ka organizuar trajnime për 43 edukatorë që punojnë me klasa parafillore. Caritasi ka siguruar 70% të projektit, komuna 30%, ndërsa totali i projektit ka vlerën 12.500 euro. Këto investime janë bërë në 5 shkolla të ndryshme të Podujevës. I kemi bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit te ri shkollor 2021/22”, ka shkruar ai./Llapi.info

May be an image of table and indoor
No photo description available.
May be an image of 1 person, indoor and text that says "WELCOME CARI TAS ALEMI NDERI"