Një aksident trafiku ka ndodhur në Podujevë, ku një i mitur është goditur nga një veturë në lëvizje, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa i mituri është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
“Vozitësi mashkull kosovar nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar i mitur. Pas tretmanit mjekësor në QKUK, viktima është liruar”, ka njoftuar PK.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme në nivel vendi kanë ndodhur 58 aksidente, prej tyre, 19 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info