Kështu në çdo institucion publik, po kërkohet certifikata e vaksinimit të plotë ose ajo e një doze, nëse nuk ke dëshmi të vaksinimit, kërkohet testi RT-PCR negativ jo më i vjetër se shtatëdhjetë e dy orë, për të hyrë në vendin e punës, këto janë disa nga masat e reja të marra nga qeveria e Kosovës.
Ata që dëshirojnë të hyjnë në këtë ndërtesë duke përfshirë edhe ata vizitor iu kërkohet që të paraqesin njëren nga katër dëshmit të cilat janë në vendimin e qeverisë, ajo ma e zakonta është e vaksinimit kjo sepse shumica e nënpunësve në këtë ndërtesë janë të vaksinuar të paktën me një dozë por ka raste që janë evidentuar si dëshmi testi serologjik dhe ai antigjen.
Njëri nga punëtorët e kuvendit të Kosovës thotë se i është kërkuar njëra nga këto masa.
Në mëngjes të gjithëve kolegëve na u është kërkuar që të vërtetojmë që kemi librezën e vaksimit ose dëshmit që nuk jemi pozitiv me covid, mundë të konfirmoj që kjo masë është zbatuar.
Në mesin e masave të reja është edhe shtyrja e procesit edukativo-arsimor parauniversitar, një qytetare ka disa fjalë për këtë.
Në kundërshtim të masave të vendosura nga qeveria, veçanërisht mbylljen e çerdheve, ka reaguar Partia Social Demokratike e cila para objektit të Qeverisë ka vendosur dhjetëra biberonë.
Këto masa do të jenë në fuqi deri më 26 shtator, ku edhe do të bëhet vlerësimi i situatës pandemike.






