Lokale - eSIMy

Rabije Asllani nga fshati Pollatë i Komunës së Podujevës, jeton në një shtëpi dy dhomshe bashkë me tre fëmijët e saj pa kushte elementare.

Bashkë me të u detyra të vinte të jetonte edhe nëna e saj, Shefkie Azemi, pasi Rabijes i vdiq burri para 10 viteve, njofton Klankosova.tv.

Familja pesë antëtarëshe jeton vetëm me një ndihmë sociale prej 120 euro dhe gjithë shpresën e ka tek njerëzit e vullnetit të mirë.

Derisa, përveç halleve me gjendjen ekonomike, ajo ka edhe një hallë tjetër me hajna, bile për gjendjen e shtëpisë, ajo po i fajson hajnat të cilët përveç se po i friksojnë gjatë natës ata i kanë djegur edhe orën e energjise elektrike, e ka raste kur i kanë vjedhur edhe vitrat të cilat njerëz dashamire ia kishin dërguar.

Të gjithë ata që duan të kontribuojnë për ta ndihmuar këtë familje, mund të kontaktoni në këtë numër telefoni:044 955 843 – Rabije Asllani.