Lokale - eSIMy

Pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, qendrat e vaksinimit punuan për herë të parë, këtë të dielë.

Mjekët e infermierët dolën në punë për të kryer imunizimin e popullatës në ditën e 7 të javës, derisa kjo u pëlqeu goxha qytetarëve që thanë se një vendim i tillë ëshë dashtë të merret shumë më herët, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, nëpër qendrat e vaksinimit të komunave nëpër të cilat qëndroi ekipi i televizionit nuk pati fluks të madh të qytetarëve.

Kjo sipas koordinatorëve mund të ketë ardhur si pasojë e mungesës së informimit që po punohet edhe të dielën.