Lokale - eSIMy

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Nisma, Xhemajl Hasani, ka vizituar sot fshatin Gërdoc, ku është shprehur se do t’i përmbush kërkesat edhe banorëve të kësaj ane, shkruan Llapi.info.

Hasani, në një postim në Facebook, ka thënë se asfaltimi i të gjitha rrugëve në Podujevë, sipas tij, do të kryhet në mandatin e tij 4-vjeçar në krye të kësaj Komune.

“Në mëngjes, me kërkesën e banorëve të lagjes Rexhepi në Gërdc, i vizitova me shumë kënaqësi. Një familje dhe lagje me vlerë të lara njerëzore, arsimdashëse, kombëtare, e cila asnjëherë nuk ju nënshtrua asnjë pushteti. Këta kërkesë e kanë asfaltimin e rrugës së tyre, gjatësia e së cilës është rreth 200 metra, e cila rrugë është e premtuar që 20 vite nga pushteti në Podujevë dhe nuk është realizuar asnjëherë. Unë personalisht ju garantova që me ardhjen time në krye të Komunës, këtë rrugë dhe shumë tjera do t’i përfundoj në vitin e parë të qeverisjes, ndërsa në 4 vjetorin e qeverisjes time do t’i jap fund asfaltimit në Komunën e Podujevës”, ka shkruar ai./Llapi.info