Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka quajtur “mashtrim total” Qeverinë, cila udhëhiqet nga Albin Kurti.
Në Kanal10, ish-kreu i ekzekutivit ka thënë se i kanë zbuluar 50 mashtrime, të cilat, sipas tij, i ka bërë Qeveria Kurti.
Si fillim, ia ka përmendur punën e vaksinimit dhe gjendja aktuale me COVID-10 në Kosovë.
“Vlerësimi im për këtë qeveri është qeveri e korruptuar. Pra, prej të parit e deri tek i fundit në këtë qeveri janë hajna. Janë duke i toleruar oligarkët. Po i dënojnë të tjerët. Kemi të bëjmë me një mashtrues siç është Albin Kurti”, është shprehur ai.






