Lokale - eSIMy

Një pronar i një pompe në derivateve në Graçanicë e ka denoncuar në Polici punëtorin e tij.

Ai ka deklaruar se punëtori dyshohet se ka vjedhur 6 mijë e 365 euro nga arka e pompës.

Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërsa rasti është hapur si “keqpërdorim i besimit”.