Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka prezantuar sot projektin e rikonstruimit të rrugës “Skëndebeu”, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, ku edhe ka publikuar një video se si do të duket kjo rrugë, i pari i Podujevës ka shtuar se ky projekt kap shifrën e 1 milion eurove.

“Ka përfunduar hartimi i projektit për ndërtimin e rrugës “Skënderbeu”, rrugë që do të rikonstruktohet tërësisht në vitin 2022. Kjo rrugë do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve infrastrukturore, ku do të përfshijë gjelbërimin, trotuarin, shtigjet e biçikletave etj. Ky projekt infrastrukturor ka koston mbi 1 milion euro, me gjatësi mbi 4 km dhe do të përfundojë në tërësi vitin e ardhshëm”, ka shkruar ai.

VIDEO SE SI DO TË DUKET