Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 31 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Me këtë shifër të fundit, aktualisht në Llap tashmë janë edhe 1.168 raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy viktima, kurse janë shëruar 178 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 6,931. Deri tash janë raportuar 84 viktima, kurse 5,679 pacientë janë shpallur të shëruar.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 703 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 10.851 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 2.255 pacientë.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 155,310 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,728 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 131,930. Në total numri i rasteve aktive është 20.652./Llapi.info






