Dje ishte lajm ngatërrimi i flamujve të Andorës dhe Rumanisë në një “cicërimë” në Twitter, si vazhdë e disa huqjeve që ka pasur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në anglishten e tyre të transmetuar.
Por, ende pa kaluar 24 orë, vjen huqja e radhës.
Teksa ngushëllon familjet e viktimave të zjarrit që kishte shpërthyer në Spitalin e Tetovës, ministrja Gërvalla tregon për komunikimin që ka pasur me homologun e saj Bujar Osmani. Mirëpo, në “tagg”-un e bërë, Gërvalla ka përfshirë një Bujar tjetër dhe jo atë të duhurin.







