Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka siguruar edhe kësaj here transportin për nxënës nëpër shumë fshatra të kësaj komune, shkruan Llapi.info.

Kështu të paktën thuhet në faqen zyrtare të Komunës, ku edhe janë publikuar tenderët për këtë transport, i cili do t’u mundësojë atyre bartjen në shkolla dhe në shtëpi.

Më poshtë vendet ku do të kryhet transporti për nxënës:

Transporti i nxënësve Pakashticë –Qenog-Lagjeja Parduzi dhe anasjelltas. Vlera e kontratës 6 mijë e 475 euro. Përfitues “Amara Travel”.

Transporti i nxënësve Turuqicë-Orllan dhe anasjelltas, Barain-Orllan dhe anasjelltas, Kushevicë-Orllan dhe anasjelltas, Lagjja Xhakaliu nga ana e kundert e Liqenit-Orllan dhe anasjelltas, Brainë lagjja Quka- Bervenik dhe anasjelltas, Metergoc-Bervenik dhe anasjelltas. Vlera e kontratës 25 mijë euro.

Transporti i nxënësve Lagja Havolli, Nesushta,dhe Bajgora në Herticë dhe anasjelltas. Vlera e kontratës 4 mijë e 995 euro.

Transporti i nxënësve me nevoja të veçanta në shkollën Kongresi i Manastirit. Vlera e kontratës 9 mijë e 805 euro.

Transporti i nxënësve Dyz –lagjja Mehana dhe Majkofci dhe anasjelltas. Vlera e kontratës 7 mijë e 178 euro.

Transporti i nxënësve Llapashticë e Epërme-Lagjet Përvetica, Qerimi, Veliu, Januzi në shkollën “Naum Veqilhargji” dhe anasjelltas. Vlera e kontratës 14 mijë e 911 euro.

Transporti i nxënësve Dumnicë e Epërme-Laushë e Epërme dhe anasjelltas Laushë e Poshtme – lagjja Dautolli dhe anasjelltas. Vlera e kontratës 6 mijë e 471 euro.

Transporti i nxënësve Popovë -Lupç i Epërm dhe anasjelltas, Zhegrovë-Majac dhe anasjelltas. Vlera e kontratës 6 mijë e 105 euro.

Transporti i nxënësve Lagjja Braia, Abdyli, Ramoca, Ramajve –Gllamnik dhe anasjelltas, Gllamnik, Lagjja Cubolli, Konushefc lagja.Visoka Berisha, Buricë lagja Starasella në Buricë dhe anasjelltas, Buricë- Godishnjak dhe anasjelltas. Vlera e kontratës 17 mijë e 963 euro.

Transporti i nxënësve Kaqybeg-Batllavë dhe anasjelltas Kaqybeg-Lluga dhe anasjelltas. Vlera e kontratës 8 mijë e 971 euro.

Transporti i nxënësve Murgull-Zhiti dhe anasjelltas. Vlera e kontratës 4 mijë e 625 euro.

Transporti i nxënësve Shkolla “Afrimi e Fahriu” Lluzhan- në fshatrat Bellopojë, Penuh, Godishnjak, Sallabajë dhe Shakovicë dhe anasjelltas. Vlera e kontratës 13 mijë e 505 euro.

Transporti i nxënësve Merdar lagjeja Bajgora-Shkolla Sheqë Mirofci dhe anasjelltas Mirofc-Sheqë Mirofci. Vlera e kontratës 3 mijë e 145 euro./Llapi.info