24 shtretër të njësisë intensive në ‘Klinikën e Mjekimit Intensiv COVID’, janë të zënë me pacientë të moshave të reja dhe të mesme, ndërsa ka pak nga ata të moshës së shtyer.
Por, vetëm një i hospitalizuar në këtë klinikë është i vaksinuar kundër COVID-19 dhe atë vetëm me një dozë, njofton Klan Kosova.
Ndaj, nëntë të tjerë janë në gjendje të rënduar dhe të intubuar, e ne mesin e tyre edhe një 35 vjeçare shtatëzënë.
E për profesionistët shëndetësorë, kjo periudhë e vitit dallon shumë më atë të kaluarin, pasi atë kohë në të njëjtin vend, shumica e pacientëve ishin të moshës së shtyer.
Këtë e vërejti edhe ekipi i televizionit që të martën përcolli nga afër zhvillimet në këtë klinikë.






