Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 60 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Me këtë shifër të fundit, aktualisht në Llap tashmë janë edhe 1.313 raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy viktima, kurse janë shëruar tetë pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 6,826. Deri tash janë raportuar 82 viktima, kurse 5,431 pacientë janë shpallur të shëruar.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 920 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 10.321 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 28 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 1.689 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 153,578 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,685 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 126,409. Në total numri i rasteve aktive është 24.484./Llapi.info