Lokale - eSIMy

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se Vetëvendosje s’ka qenë asnjëherë kunëdr themelit të Gjykatës Speciale.

Po ashtu, Musliu akuzoi këtë parti se ka urdhëruar arrestimin e atyre që kundërshtojnë këtë gjykatë, duke iu referuar arrestimeve të sotme të pesë aktivistëve të PSD-së, përfshirë edhe kryetarin Dardan Molliqaj.

“Në shumë intervista e kam thënë që VV s’ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale. Ata kanë punuar shumë që të bëhet kjo gjykatë. Prandaj, nuk e gjeni askund në procesverbale dhe transkripte të Kuvendit votën e tyre kundër. Prandaj sot ata japin urdhra që kushdo që është kundër gjykatës të përgjaket e të burgoset. Përditë po e tregojnë fytyrën e vërtetë”.

Musliu nuk kishte votuar pro themelimit të Dhomave të Specializuara, ndryshe nga Grupi Parlamentar i saj.