Me t’u lehtësuar masat antiCOVID-19 gjatë muajve të verës, ambasadat në Kosovë filluan të pranonin caktimin e terminëve për viza.
Kërkesa të shumta për caktim të terminëve pati si çdo herë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.
Si rezultat i kërkesave të shumta, ambasada bëri të ditur se lista e pritjes për terminë për muajin shtator është mbyllur.
Ambasada gjermane gjithashtu ka njoftuar se për të gjithë ata që duan të caktojnë një termin për vizë për në muajin tetor, atë mund ta bëjnë nga sot në orën 11:00 përmes sistemit të aplikimit online.
Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kështu kanë thënë dëshmitarë për Llapi.info.
Ata kanë deklaruar se mashtrimi për të aplikuar për viza në këtë ambasadë është duke vazhduar. Sipas tyre, edhe pse është hapur linku për të aplikuar, aty ka ka munguar kategoria për aplikim.
“Në ora 11:01 më është hapur linku, por s’u kanë aty kategoria për aplikim. Kam provuar sërish në ora 11:26, as në këtë kohë nuk ka qenë kategoria. Pas pak kohe, është thënë se është mbushur termini. Do të thotë vetëm mashtrim”, ka thënë një qytetar, i cili ka dërguar edhe foto në adresë të Llapi.info.
“Në këtë link, është dashur të jetë edhe kategoria “MUNDËSIA PËR PUNËSIM NË BALLKANIN PERËNDOR”, por s’ka dalë hiç. Edhe në fund u mbyll lista”, thotë ai./Llapi.info









