Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas aksidentit të sotëm në fshatin Obrançë, ku mbeti i vdekur një i ri, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, kreu i Podujevës ka shprehur ngushëllime familjes Blakçori, shoqërisë dhe qytetarëve llapjanë.
“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të riut Edin Blakçori në aksidentin e sotëm në Obrançë. Edini në lule të rinisë humbi jetën në një aksident trafiku. Po lutem që shpirti i tij i njomë të prehët në paqe dhe familja ta gjej forcën ta përballojë këtë dhimbje të madhe. Familjes Blakçori, shoqërisë së të ndjerit dhe gjithë qytetarëve llapjanë iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar ai.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetë aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, është shprehur Ahmeti./Llapi.info
Ky është i riu që vdiq pas aksidentit në Obrançë të Podujevës






