Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 19 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Me këtë shifër të fundit, aktualisht në Llap tashmë janë edhe 1.262 raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një viktimë.
Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 6,765. Deri tash janë raportuar 80 viktima, kurse 5,423 pacientë janë shpallur të shëruar.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 489 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 6.310 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 28 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 859 pacientë.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 152,658 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,657 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 124,711. Në total numri i rasteve aktive është 25.290./Llapi.info






