Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, është shprehur i bindur në fitoren e tij në zgjedhjet lokale të tetorit, shkruan Llapi.info.
Hasani, duke u çuar “selame” partive tjera, ka thënë se në këtë zgjedhje, sipas tij, në Podujevë nuk do të ketë fare balotazh.
“Në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti, vetëm në këto Komuna nuk do të ketë balotazh. Në Malishevë, në Skënderaj, në Prizren dhe në Podujevë. Emrat e kryetarëve tash ma veçse po dihen”, ka shkruar ai.
Për dallim nga partitë tjera, Nisma në listën e vetë i ka vetëm tetë kandidatë për asamblenë komunale.
Më poshtë emrat e kandidatëve për këshilltarë komunalë:
- Xhemajl Hasani
- Ilmi Tahiri
- Xheljane Govori
- Gafurr Shabani
- Fatmir Zeka
- Florida Kadriu
- Granit Hasani
- Ferki Pollomi
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. Në garë për kreun e Podujevës janë Shpejtim Bulliqi i VV-së, Ekrem Hyseni i LDK-së, Floretë Zejnullahu e PDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Xhemajl Hasani i Nismës dhe Gazmend Islami i Ballit Kombëtar Demokrat./Llapi.info






