Erdhën e kaluan gogja kohë në vendlindjen e tyre, por mërgimtarët që kaluan përmes pikës kufitare Merdare, lanë diçka të pahijshme. Pjesët anësore të rrugës që të shpie nëpër vende të ndryshme të Evropës janë të mbushura me mbeturina.
Kompania “Natyra” e cila edhe është përgjegjëse për ti larguar ato, përkundër që shportat i ka vendosur, mbeturinat e mbetura nuk i ka larguar. Gjatë të dielës, Klani ka kontaktuar me këtë kompani, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm dhe zyret i kanë pasur të mbyllura, njofton Klankosova.tv.






