Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 72 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Me këtë shifër të fundit, aktualisht në Llap tashmë janë edhe 1.244 raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një viktimë, kurse janë shëruar 224 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 6,746. Deri tash janë raportuar 79 viktima, kurse 5,423 pacientë janë shpallur të shëruar.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 890 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 10.614 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 24 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 1.712 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 152,169 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,629 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 123,852. Në total numri i rasteve aktive është 25.688./Llapi.info