Një burrë në Podujevë ka raportuar në Polici se vazhdimisht është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij, njofton Llapi.info.
Në raportin e policisë thuhet se njësitë policore janë duke hetuar rastin.
“Podujevë 04.09.2021 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij femër kosovare në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe e njëjta tani është larguar nga shtëpia. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info






