Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 113 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Me këtë shifër të fundit, aktualisht në Llap tashmë janë edhe 1.425 raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një viktimë, kurse janë shëruar 2 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 6,568. Deri tash janë raportuar 78 viktima, kurse 5,065 pacientë janë shpallur të shëruar.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 1.448 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 12.558 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 26 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 1.421 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 150,001 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,584 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 120,892. Në total numri i rasteve aktive është 26.525./Llapi.info