Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një armë me një karikator dhe tri gëzhoja në Podujevë, pas të shtënave me armë në një aheng familjar, raporton Llapi.info.
“Rr.Sejdi Sekiraqa, Podujevë, 31.08.2021-12:50. Raportohet për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar . Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar armën, një karikator të zbrazët dhe tri gëzhoja”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas PK-së, personi i dyshuar është shoqëruar në stacion te policisë dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Duhet theksuar se qindra armë janë konfiskuar gjatë këtyre muajve në rajonin e Prishtinës, ku është raportuar për të shtëna në ahengje familjare./Llapi.info






