Lokale - eSIMy

Dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese edhe në Podujevë, pasi rastet e tilla po raportohet çdo ditë, njofton Llapi.info.

Një i tillë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh. Sipas PK-së, një person është arrestuar përkitazi me këtë rast.

“Podujevë 30.08.2021 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur nënën e tij. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info