55 automjete ushtarake të blinduara të hënën i janë dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtyre automjeteve morën pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, njofton Klan Kosova.
Osmani, i ka falënderuar SHBA-të duke thënë se është duke u jetësuar ëndrra e kosovarëve që ushtria të ketë kapacitete ushtarake si aleatët ndërkombëtarë.
Përveç falenderimeve , Osmani kishte edhe një kërkesë tjetër. Ajo po kërkon helikopterë për FSK-në .
Ndërkohë, amerikanët i ka falënderuar edhe kryeministri Albin Kurti, ku tha se në rrugën e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës rol të madh luajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se automjetet e blinduara janë vetëm njëra nga shumë fushat ku SHBA-të kontribuojnë për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
Osmani dhe Kurti u njoftuan nga afër me mjetet e reja ushtarake të blinduara , të cilat janë karakteristikë për terrene të vështira , e efikase edhe ndaj goditjes së predhave.






