Lokale - eSIMy

Ministria e Shëndetësisë përmes një video-incizimi ka treguar gjendjen e mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pa-vaksinuar.

Në video të MSH-së, pulomologu Shpëtim Thaçi ka treguar se personat që janë vaksinuar janë duke e kaluar më lehtë coronavirusin.

“Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thotë MSH-ja.

VIDEO

Të hënën (30 gusht) në Kosovë janë regjistruar edhe 20 viktima si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Njëmbëdhjetë viktima ishin të gjinisë mashkullore, ndërkaq nëntë të gjinisë femrore.

Shtatë viktima bënin pjesë në grupmoshën 80 vjeç e lartë, pesë ishin të grupmoshës 70-79 vjeç, pesë të grupmoshës 50-59, një viktimë i përkiste grupmoshës 50-59 dhe dy viktima ishin të grupmoshës 40-49 vjeç.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët paraprake janë regjistruar 932 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 7.384 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Nga numri i përgjithshëm i të testuarve, mbi 12 për qind kanë dalë pozitivë.

Numri më i lartë i të infektuarve i përket grupmoshës 30-39 vjeç, përkatësisht 191 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 962 qytetarë, ndërsa raste aktive aktualisht janë 26,525.

Më 29 gusht kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër pandemisë, të cilat sipas Qeverisë së Kosovës, kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit.

VIDEO