Edhe një person është ndaluar në fshatin Metehi të Podujevës, pasi i njëjti po transportonte dru ilegalisht, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, kamioni i ngarkuar me dru është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar.
“Fsh. Metehi, Podujevë, 28.08.2021-20:20. Patrulla kufitare ka ndaluar kamionin të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili në kamion kishte të ngarkuara dru për djegie pa dokumentacion përkatës për transport. Është njoftuar zyrtari i Ekonomisë Pyjore dhe drutë i janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info






