Lokale - eSIMy

Analisti Xhevdet Pozhari, i ka dalur në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, përderisa në Kosovë gjendja me koronavirus vazhdon të jetë e rënduar ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 36 viktima.

Sipas Pozharit fajin e ka qeveritë e shkuara për problemet në sistemin shëndetësor, e jo qeveria aktuale, derisa përmendi edhe problemet me të cilat përballen spitalet por duke mos përmendur ndonjë punë nga ministry aktual Vitia.

“Të tillët nuk e sulmojnë ministrin e tanishëm te shëndetësisë por kandidatin për kryetar të Prishtinës. Ata më së paku e kanë hallin për jetë e qytetarëve sepse e dinë se pandemia është e papërballueshme edhe për shtete të zhvilluara si Gjermania. Për ta therrë në sy është një emër: Arben Vitia’’, shkroi Pozhari.