Lokale - eSIMy

Drejtori për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik në Podujevë, Pajtim Balaj, ka bërë të ditur se në kodrën e fshatit Balloc do të ndërtohet një pikë vrojtuese, raporton Llapi.info.

Balaj, në një postim në Facebook ka thënë se nga kjo pikë vrojtuese, siç ka thënë ai, do të mund të shihet i gjithë qyteti dhe fushëgropa e Llapit.

“Kështu do të duket pika vrojtuese, e cila do të ndërtohet në kodrën e Ballocit, përmes dylbive të së cilës do të mund të shihni qytetin dhe gjithë fushëgropën e Llapit. Pozicioni ku ndërtohet nuk është më i larti, por është më i afërti me qytetin dhe është lehtë i qasshëm për këmbësorët e të gjitha moshave”, thotë Balaj në Facebook.

Më tej, ai ka shtuar se pika vrojtuese realizohet në kuadër të ngritjes së infrastrukturës turistike të Komunës së Podujevës./Llapi.info

https://www.facebook.com/PaajtB/posts/10225132656653948