Ka lindur një foshnje 6.5 kilogramë në repartin e Gjinekologjisë në QKUK.
Ky djalë i lindur dy ditë më parë nga Laureta Paqarizi është nga Drenasi dhe pesha e tij është e pazakontë, madje befasuese edhe për të ëmën.
Mirëpo as për infermieren, Shemsie Ramadani, e cila punon në këtë klinikë ky rast nuk është i zakonshëm.
“Kemi pas lindje deri në 5.5,6 kilogramë mirëpo jo kaq shumë”, ka thënë Ramadani.
Lindja ka ndodhur me prerje cezariane dhe nëna e ka marrë vetën shumë shpejt.






