Janë asfaltuar disa rrugë dhe rrugica në fshatin Dumosh dhe Lladoc të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se asfaltimi i tyre është bërë në kuadër të investimeve infrastrukturore.
“Në kuadër të investimeve infrastrukturore, gjatë kësaj jave janë asfaltuar tetë rrugë e rrugica në lagje të ndryshme në fshatin Dumosh, poashtu asfaltimi është bërë edhe në dy rrugica në fshatin Lladoc. Gjatë javëve në vijim do të asfaltohen edhe shumë rrugë e rrugica gjithandej Podujevës. Kjo kohë na gjen në vlugun e madh të realizimit të punëve dhe projekteve. Vazhdojmë me punë të mira e me përkushtim maksimal në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info











