Lokale - eSIMy

Është përuruar projekti i digjitalizimit të administratës komunale për nxjerrjen e dokumenteve personale në Merdar, raporton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili në një postim në Faebook ka theksuar se tani është lehtësuar procedura për t’u pajisur me dokumente personale për banorët dhe mërgimtarët.

“Në kuadër të projektit të digjitalizimit të administratës komunale, sot kemi përuruar E-Kioskun në Merdar. Kjo pajisje digjitale u mundëson qytetarëve shërbime të shpejta dhe efikase në nxjerrjen e dokumenteve personale.  E-Kioskun e kemi vendosur afër pikës kufitare në Merdar, me qëllimin e vetëm që bashkatdhetarëve tanë, t’ju krijojmë qasje të shpejtë në nxjerrjen e dokumenteve personale”, ka shkruar ai.

Më tej, i pari i Podujevës ka deklaruar se së shpejti, sipas tij, do të vendosen edhe tri E-Kiosqe të reja, të cilat do të vendosen në zonat ku gravitojnë më shumë qytetarë./Llapi.info

May be an image of 1 person and indoor
May be an image of indoor
No photo description available.