Kryetari i Komunës së Podujvës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Fevzi Jetullahu, vizituan punimet në ndërtimin e urës së re në fshatin Lupç të Poshtëm, njofton kumtesa komuanle, transmeton Llapi.info.
Sipas njoftimit, Bulliqi tha se “Ndërtimi i kësaj ure ishte kërkesë e kahershme e banorëve të fshatit, që falë angazhimit dhe projekteve tona po arrijmë ta ndërtojmë”, është shprehur ai.
Më tej, i pari i Podujevës ka theksuar se ky projekt, sipas tij, do të lehtësojë dhe do të ndikojë në sigurinë e banorëve të këtij fshati./Llapi.info







