Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasdites së sotme, ku janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, në Veternik.

“Sot rreth orës 14:30 në Veternik, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Borovci.