Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 79 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Me këtë shifër të fundit, aktualisht në Llap tashmë janë edhe 1.087 raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë, kurse janë shëruar 16 pacientë.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 2.098 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 12.564 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 1.614 pacientë.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 139,150 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,403 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 111,340. Në total numri i rasteve aktive është 25.407./Llapi.info






