Një memorial përkujtimor është dëmtuar mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Lupç të Podujevës, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e sotëm, ku është theksuar se memoriali është dëmtuar nga disa persona ende të panjohur.
Policia e Kosovës, tutje ka theksuar se njësitet e saj janë duke e hetuar rastin.
Ndërkohë, muaj më parë, edhe pllaka me logo të UÇK-së, e vendosur tek shpata e Skënderbeu në Revuçë të Podujevës pati qenë cak i sulmit, ku edhe u dëmtua.
Përveç kësaj, edhe në fshatin Shtedim ishte dëmtuar pllaka përkujtimore e heroit të kombit, Ali Ajeti./Llapi.info
Thyhet edhe pllaka me logo të UÇK-së në Revuçë të Podujevës