Lokale - eSIMy

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është ndërmarrë veprimi fillestar për hapjen e terminalit doganor në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë.

Murati ka njoftuar se e ka autorizuar drejtorin e Doganës që të nisë procedurat për hapjen e këtij terminali doganor.

Ai ka paralajmëruar se pas këtij terminali do të vazhdohet edhe me të tjerë.

“Për një shtet të drejtë, dhe që çliron potencialin e biznesit!” ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Sot kam autorizuar Drejtorin e Doganave të Kosovës për të nisur procedurat për hapjen e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe do të vazhdojmë edhe me tjerat shumë shpejt.

Për një shtet të drejtë, dhe që çliron potencialin e biznesit!.