Lokale - eSIMy

I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa, është arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Krivaqa është arrestuar në fshatin Sojevë të Ferizajt, në orën 12:05.

Ndërkohë, në media janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit.

I njëjti po lëvizte me një biçikletë teksa po tentonte ti ikte Policisë.

Dardan Krivaqa dyshohet se kreu veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, duke e privuar nga jeta partneren e tij 18-vjeçare, M.O.

Krivaqa bashkë me të dyshuarin tjetër, Arbër Sejdiun, të dielën e kishin dërguar 18-vjeçaren pa shenja jete në emergjencën e Spitalit Rajonalt të Ferizajt.

Dy të dyshuarit më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Arbër Sejdiu ishte arrestuar mbrëmjen e së dielës, ndërsa Policia e Kosovës po kërkonte edhe ndihmën e qytetarëve për të kapur të dyshuarin kryesor i cili ndodhej në arrati, Dardan Krivaqën.