Xhevded Belegu i cili njihet si adhurues i kafshëve dhe ambientalist është sulmuar nga një qen.

Belegu thotë se ka shumë vite që merret me qen por se për herë të parë u sulmua tani nga një qen i racës “Haski” teksa rreth rastit është njoftuar edhe Policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Me 23.08.2021 rreth orës 09:30 ka ardhur në Stacionin Policor në Pejë, viktima Xh.B. nga Peja dhe ka raportuar se dje me datë 22.08.2021 rreth orës 19:00 gjerë sa ishte në lëvizje në këmbë në afërsi të objektit të « Hidro- Drinit » në Pejë, e kishte kafshuar një qen endacak i cili i kishte shkaktuar lëndime. Viktima kishte marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sulmi e lëndimi që mori nga ky qen Belegut nuk ia zbehin dashurinë që ka për kafshët madje edhe bën apel që të gjithë qytetarët të kujdesën për to.