Një tjetër zjarrvënie është raportuar në Podujevë, konkretisht në fshatin Llaushë, raporton Llapi.info.
Në këtë fshat, siç ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, janë djegur katër hektarë fusha dhe male.
“Fsh. Llaushë, Podujevë 21.08.2021 – 10:48. Është raportuar se rreth 4 hektar fusha dhe male janë përfshirë nga zjarri. Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera.
Duhet theksuar se ditë më parë në fshatin Bllatë të kësaj Komune janë djegur disa hektarë, shtëpi të pabanuar, një kamion dhe disa mjete tjera bujqësore./Llapi.info






