Lokale - eSIMy

Pronari i Arsenalit, Stan Kroenke, ka konfirmuar se Granit Xhaka ka nënshkruar një kontratë të re me topçinjtë, duke i dhënë fund çdo thashetheme për një largim të mundshëm nga Emirates.

28 vjeçari dukej se po shkonte drejt derës së daljes këtë verë, pasi kishte rënë dakord për kushtet personale për një lëvizje në Romë. Sidoqoftë, të dy klubet nuk arritën të bien dakord për një tarifë, duke shkaktuar prishjen e marrëveshjes.

Por, klubi ka bërë një kthesë të madhe duke i ofruar atij një zgjatje të kontratës, dhe pronari Kroenke ka njoftuar se marrëveshja është nënshkruarm shkruan 90Min, transmeton Klankosova.tv.

Xhaka ka rënë dakord për një marrëveshje të re tre vjeçare me klubin, që do të thotë se ai do të qëndrojë në Londrën veriore deri në verën e vitit 2024.