Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Siboc të Podujevës, ku janë përfshirë dy automjete, raporton Llapi.info.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, është shprehur Ahmeti.
Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë ditës së djeshme në nivel vendi kanë ndodhur 67 aksidente, prej të cilave, 1 ka përfunduar me fatalitet dhe 24 të tjerë me të lënduar./Llapi.info






