Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnate në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.
Një person ka kërkuar ndihmë në QKUK, pasi që i njëjti ishte qëlluar në këmbë me armë zjarri nga dy persona të panjohur.
Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Ndërkaq, rasti është duke u hetuar dhe është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.






