Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Pajtim Balaj, kanë vizituar sot fabrikën e familjes Mustafa në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, i pari i Podujevës ka thënë se në këtë fabrikë, të gjitha produktet, eksportohen nëpër vende të ndryshme në Evropë.
“Kemi vizituar fabrikën e familjes Mustafa, të cilët disa prej anëtarve të familjes jetojnë në mërgim dhe me kursimet e tyre kanë vendosur për të investuar në vendlindjen e tyre, në fabrikën e tyre ata bëjnë prodhimin dhe përpunimin e turrshive. Kjo fabrikë bën eksportimin e produkteve të saj edhe në Evropë dhe mbi 90% e të punësuarve janë gra. Ne si qeverisje komunale po punojmë për krijimin e kushteve dhe lehtësirave për prodhuesit vendorë, bizneset llapjane do të na kenë përherë krah të fortë në rrugëtimin e tyre”, ka shkruar ai.
Llapi.info pati raportuar edhe më parë për këtë fabrikë, e cila siç pati thënë njëri nga pronarët, Skender Mustafa, produktet e para i pati çuar në Gjermani në vitin 2014./Llapi.info
Mërgimtari nga Podujeva që eksporton turshi dhe produkte tjera vendore në Gjermani










