Lokale - eSIMy

Plot qytetarë që po ecnin në grupe prej dy apo më shumë personave u panë pa maska të premten nëpër rrugët e kryeqytetit.

Kjo ndalohet me masat e Qeverisë që u fuqizuan të premten, por që disa prej tyre thonë se nuk e dinë çka u lejohet e çka jo. Në këtë drejtim më të të informuar për kufizimet janë gastronomët.

Ata kanë nisur tashmë t’i zbatojnë, por ajo për mbajtjen e distancës së tavolinave nuk është e lehtë për të gjithë prej tyre.

Ndërkohë, masat që veçse ishin në fuqi, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën paralajmëroi se do të zbatohen më me rigorozitet.

Pos organeve të rendit, ato do t’i monitorojnë edhe inspektorët.

Por, që të tillë në Agjencinë e Ushqimit janë vetëm 11.