Lokale - eSIMy

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Bajçinë dhe Dobërdol, njofton komuna, transmeton Llapi.info.

Ndërsa për të përcjellë nga afër finalizimin e këtij projekti, punimet sot i ka vizituar, nënkryetarja e komunës së Podujevës, Marigona Lahu, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Bujar Hasani.

Nënkryetarja Lahu tha se me realizimin e këtij projekti që lidh këto dy fshatra po krijohen mundësi dhe kushte më të mira jete për banorët e këtyre fshatrave.

Ajo premtoi se do të vazhdohet me investime infrastrukturore në fshatra me qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetës se qytetarëve tanë në fshatra.

Krahas kësaj rruge me gjatësi rreth 700 metra, në këto fshatra po asfaltohen edhe rrugica tjera./Llapi.info