Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se janë furnizuar me 21 makina për pastrimin e objekteve shkollore, shkruan Llapi.info.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i pari i Podujevës ka thënë se këto makina, sipas tij, do të ndikojnë në pastërtinë në institucionet arsimore.

“Kemi bërë furnizimin e shkollave me 21 makina të reja pastrimi, këto makina moderne të pastrimit do të lehtësojnë mirëmbajtjen e objekteve shkollore dhe do të ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e pastërtisë në institucionet arsimore.
Po i bëjmë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022″, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info

May be an image of one or more people, people standing and indoor
May be an image of indoor